Erold Musliu flet për “27 Prillin” dhe “Lagjen e trimave”

Kemi marrë informacione të reja për “Lagjen e trimave”. Nuk janë zhdukur të gjitha sekretet me vdekjen e një pjese të udhëheqësve të grupit të Kumanovës Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj. Nuk ishin vetëm ata dy që kanë pasur kontakte me shërbimet e sigurisë, ka thënë drejtori i Agjencisë për zbulim Erold Musliu në intervistën javore të Radio Evropa e Lirë.

Lidhur me “Lagjen e trimave”, më duhet ta them këtë, është konstatuar mungesë e sinqeritetit ndaj Prokurorisë publike, shtoi ai.

“Për motivet e grupit është e qartë se mbizotëron motiv politik për angazhimin e pjesëtarëve, edhe pse përmendet edhe momenti financiar. E paqartë është arsyeja për kontaktet e operativëve me udhëheqësit e grupit të armatosur, gjegjësisht mungojnë informacionet për sulmin në Gushincë dhe sulmin e grupit në pjesën urbane të Kumanovës. Por, është mirë që opinioni e ka kuptuar realitetin e ri në Agjenci, gjegjësisht autonominë dhe objektivitetin në punën tonë, prandaj filluam të marrim informacione të reja të cilat për Agjencinë paraprakisht ishin të panjohura. Megjithatë, mendoj se një pjesë e caktuar e njohurive të nevojshme për ta kompletuar tërë rastin gjenden tek disa nga të dënuarit”, theksoi Musliu në intervistë.

Lidhur me hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, Musliu thotë se janë bërë gabime në udhëheqje dhe selektim të operuesve të cilët janë angazhuar. Fillimisht është e paqartë pse është involvuar Agjencia dhe pjesëtarët e saj në ngjarjet në kompetencë të organeve për rend publik. Në terren janë dërguar pjesëtarë me përvojë minimale të punës në Agjenci ose me provim sapo të dhënë të praktikës. Janë dërguar në terren pa qëllim të qartë dhe përgatitje operative, gjegjësisht është dashur të identifikojnë prani të huaj të subjekteve për të cilët nuk ka identitet, përshkrim ose fotografi.

Më e rëndësishme është se ne punën tonë e kemi përfunduar, theksoi Musliu.

Lidhur me dy ngjarjet, Agjencia ka dorëzuar dy analiza të mëdha të cilat janë dorëzuar në prokurorinë publike. Duke e pasur parasysh faktin që jemi të përfshirë nga pandemia e KOVID-19, Musliu paralajmëroi se kanë pritur takim me prokurorinë publike lidhur me këto ngjarje për të parë si Agjencia do të mund të ndihmojë në zbardhjen e këtyre rasteve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button