Koalicioni “Tash është koha”: Përmbyllje e bisedimeve deri në vitin 2025

Koalicioni “Tash është koha” në krye me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën theksojnë se eurointegrimet është e vetmja rrugë e vendit, transmeton Portalb.mk.

“Ne besojnë se integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian BE është alternativa e vetme për të ardhmen e vendit dhe garanci për paqe, siguri, stabilitet, integrim të brendshëm të vendit dhe adresim të sfidave strukturore, siç është shteti i së drejtës, rritja e konkurrencës dhe e kapitalit njerëzor, si dhe krijimi i vendeve të reja të punës’, deklaroi Hysni Ismaili, ministri i kulturës në largim dhe kandidati për deputet nga radhës e Alternativës.

Ai premtoi se vendi do të përmbyll procesin e negociatave deri në vitin 2025.

“Koalicioni ynë angazhohet për hapje të negociatave për anëtarësimin në BE që në vitin e parë të qeverisë sonë dhe për përmbylljen e bisedimeve deri në vitin 2025”, premtoi Ismaili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button