Barcelona në kaos, futbollistët kundër trajnerit

Barcelona është duke përjetuar momentin e saj më delikat që kur  Quique Setién u ul në stolin e “blaugranave”. Jo vetëm sepse Real Madridi mund të rimarrë vendin e parë, madje me dy pikë avantazh këtë të diel në Cornellá (përballë Espanyolit), por edhe për shkak të marrëdhënies së keqe që ekziston mes trajnerit dhe skuadrës. Në fakt, nuk është diçka e re, por ka arritur kulmin me barazimin në Vigo, transmeton SS.

Në fund të ndeshjes, pati një diskutim të tensionuar në dhomën e zhveshjes së Barçës mes lojtarëve dhe trajnerit. Lojtarët, sipas “Marcas”, e kanë qortuan trajnerin për disa nga vendimet e tij taktike dhe ndryshimet që bëri në ndeshjen kundër Celtas, siç është lënia në stol e  Arthurit opo Griezmannit. Diskutimi ishte shumë i tensionuar, sipas disa burimeve, çka tregon se nuk ka harmoni në ekip.

Lojtarët nuk pajtohen me disa nga metodat e trajnerit dhe kanë filluar të krijojnë bindjen se nëse vazhdojnë përgjatë kësaj linje, ata nuk do të fitojnë trofe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button