PDSH: Punësim i një anëtari të familjes që nuk ka të punësuar

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi vazhdon të zhvillon fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut, duke premtuar edhe punësim të një anëtari të familjes që nuk ka asnjë të punësuar, transmeton Portalb.mk.

“Duhet t’u japim ndihmë reale familjeve që nuk kanë të ardhura. Familjet të cilat nuk kanë asnjë të punësuar t’ju mundësohet punësim për të paktën një familjar”, u shpreh Thaçi në Jazhincë.

Ai gjithashtu ka premtuar edhe kompensim të dëmeve material për të prekurit nga Kovid-19.

“Përgjatë pandemisë, bizneset kanë pasur vështirësi në aktivitetin e tyre ekonomik, familjet kanë qenë të rrezikuara ekonomikisht. Bizneseve do t’ju kompenzohen dëmet në 70% dhe familjeve do t’ju ndihmohet financiarisht në mënyrë të drejtpërdrejtë”, premtoi Thaçi në Neproshten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button