Filipçe nuk kërkoi asgjë nga personat në karantinë, pavarësisht sugjerimit në titull

Teksti me titullin e hiperbolizuar “Godet Filipçe, ja çfarë kërkon tash nga personat në karantinë” i publikuar më datë 25 qershor në portalin Arena, paralajmëron për një përmbajtje më bombastike dhe më ekskluzive nga ajo që ofrohet në tekst. Në fakt, titulli, si dhe e gjithë pjesa hyrëse e tekstit, duket të paraqesin një pasqyrë të shkurtër në të cilën janë përmbledhur pikat më të rëndësishme të tekstit. Nga ky titull fitohet përshtypja se në tekst do raportohet për një kërkesë të re të cilat autoritetet shëndetësore do e bëjnë për personat që vijnë në shtetin tonë nga jashtë, shkruan Vërtetmatësi.

Megjithatë, titulli është stërfryrë për ta tërhequr vëmendjen e lexuesit dhe për të fituar klikime, në një periudhë krize globale kur qytetarët janë të hutuar dhe presin me një interes të madh informacione për normalizimin e situatës.

.

Përderisa titulli të jep përshtypjen se ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme, në vetë tekstin vetëm se theksohet  që nga e premtja vendi jonë i hap kufijtë për të gjithë pa masa kufizuese dhe thuhet se, mes tjerash, Venko Filipçe ka theksuar se ekspertët juridikë po kërkojnë zgjidhje ligjore që personat në fjalë të lirohen nga karantina shtetërore ose nga vendimi për vetizolim. (të realizuara tashmë)

 

Titulli nuk korrespondon me tekstin. Përveç se tendencioz, në titull ka edhe shumë gabime drejtshkrimore dhe gjuhësore. Lexuesit duhet të kenë shumë kujdes nga ku e marrin informacionin, ndërsa në këtë kohë pandemie titujt duhet ta reflektojnë përmbajtjen reale që u ofrohet lexuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button