Ademi dhe disa aktivistë protestuan kundër shkarkimit të Arben Ziberit

Arbër Ademi, ministri i arsimit në largim dhe kandidati për deputet nga BDI-ja, sot ka reaguar ndaj shkarkimit të Arben Ziberit nga posti i Drejtorit të Shëndetit Publik, duke e vlerësuar si një hakmarrje politike, transmeton Portalb.mk.

“Dr. Arben Ziberi ishte një nga shtyllat në luftën tonë kundër pandemisë, si Drejtor i Shëndetit publik per Shkupin ai i ka shërbyer vendit dhe qytetarëve me një përkushtim të jashtëzakonshëm.  Aftësitë dhe profesionalizmi i tij nuk janë vënë kurrë në dyshim”, deklaroi Ademi.

Ai shkarkimin e Ziberit nga LSDM-ja e vlerësoi si një veprim frikacak hakmarrës, pasi xhaxhai I tij po kandidon për kryeministër.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Arben Ziberin. Kjo ka të bëjë me atë që shqiptarët ende nuk janë të barabartë. Akoma maqedonasit janë të privilegjuar në të gjitha fushat e shoqërisë. Dhe, akoma shqiptarët janë qytetarë të rendit të dytë. Ne po ballafaqohemi me drejtësi të pabarabartë, po përballemi me diskriminim në punë dhe në jetën e përditshme”, thuhet në kumtesën e aktivistëve që reaguan sot, të cilët vlerësojnë, sikurse Ademi, se Filipçe shkarkoi Ziberin vetëm pse xhaxhi i tij po kandidon për postin e kryeministrit.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi këtë javë se Arben Ziberi është shkarkuar nga pozita e u.d drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik.

“Ziberi është shkarkuar për shkak të deklaratave të pasakta, që kanë dëmtuar drejtpërdrejt reputacionin e anëtarëve të Komisionit për Sëmundje Infektive, kështu është vënë nën dyshim besueshmëria e institucioneve të kujdesit shëndetësor në luftën kundër virtusit korona.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe, ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe kishte paralajmëruar që Ziberi do të shkarkohet nga funksioni për shkak të deklaratës së tij në të cilën ai u lavdërua se ka ndikuar që Komisioni për sëmundje infektive të propozon hapjen e kufijve që mërgimtarët të kthehen dhe të votojnë në zgjedhje për kryeministër shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button