RMV, KSHZ miratoi protokollin, në zgjedhje me doreza dhe maska

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut sot ka miratuar protokollin që përcakton mënyrën e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik, transmeton Portalb.mk. Kështu, KSHZ me protokoll obligohet që të dezinfektojë hapësirat para dhe pas votimit.

“Shpresoj se këto rregulla do respektohen nga të gjithë. Sepse ato kanë për qëllim që fillimisht ne të mbrohemi vetë dhe më pas të mbrohen edhe qytetarët të cilët do të dalin të votojnë”, tha Oliver Derkoski, kryetari i KSHZ-së.

-Çdo votues do të duhet të mbajë doreza, maska dhe të respektojë nga votuesit e tjerë dhe anëtarët e këshillave zgjedhor distancë fizike prej 1.5 deri në 2 metra. Distanca duhet të respektohet para dhe brenda vendvotimit.

-Çdo votues para hyrjes është i obliguar të bëjë dezinfektim të duarve.

-Nëse nuk mban maskë votuesi, nuk do t’i lejohet hyrja në vendvotim.

-Votuesi është i obliguar që të tregojë letërnjoftim dhe për shkurt kohë ta heqë maskën për t’u identifikuar. Pasi të identifikohet nga anëtarët e KZ, atëherë do të mund të votojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button