fbpx

Shkëndiija do përgatitet në Durrës, kthehen Demiri dhe Nikov

Nga data 4 deri më 14 shkurt, klubi i futbollit Shkëndija do të qëndrojë në qytetin e Durrësit, ku do të zhvillojnë fazën e dytë të përgatitjeve. Këtë e ka pohuar trajneri përgjegjës Artim Shaqiri, transmeton yllpress.

“Kemi rënë dakord me një sponsor i cili na mundësoi që të zhvillojmë fazën e dytë përgatitore në Durrës. Duke pasur para sysh kohën e shkurtë në Durrës do të zhvillojmë 3-4 ndeshje kontrolluese” tha ai.

Nga trajneri i Shkëndijës kuptuam se pas normalizimit të situatës në ekip me përgatitje kanë vazhduar edhe Ertan Demiri dhe portieri Trajçe Nikov, ndërsa nga ekipi është larguar Jasir Selmani.
Sa i përket Muzafer Ejupit, Nderim Nexhipi dhe Sedat Berisha çdo gjë varet nga marrëveshjet e tyre në klubet ku aktualisht testohen. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button