Pas Arthur, Juventus po transferon edhe talentin portugez nga Manchester City

Në ditën që braziliani Arthur Melo po kryen vizitat mjekësore, Juventusi ka mbyllur me sukses edhe një tjetër transferim, pasi ka arritur të marrë nga Manchester City anësorin 19-vjeçar portugez Felix Correa, transmeton SS.

Ky i fundit është rritur te Sportingu i Lisbonës dhe është blerë për 3.5 milionë euro nga Manchester City, ndërsa sezonin e fundit ka qenë në huazim në kampionatin holandez, por nuk ia ka dalë të bindë Guardiolën me paraqitjet e tij.

Correa është përfshirë në një shkëmbim me sulmuesin e Juventusit U23 Pablo Moreno, ndërsa fillimisht do të vihet pikërisht nën urdhrat e Fabio Pecchias, me shpresën se do të arrijë të bindë Sarrin për një vend në skuadrën e parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button