BE kufizime emigrantëve për punë, penalizohen disa vende të Ballkanit Perëndimor

Kriza e papunësisë në vendet e Bashkimit Evropian pritet të penalizojë shtetasit nga Ballkani Perëndimor, mes tyre shqiptarët që emigrojnë për punë drejt Gjermanisë. Aplikantët brenda BE-së mund të jenë më të favorizuarit pasi rregullorja e vjetër për rajonin skadon këtë fundvit, transmeton OraNews.

Për shtetasit nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi duke nisur nga viti i ardhshëm do të ketë kufizime për emigrimin për qëllime pune drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Me rritjen e papunësisë për shkak të krizës së kovidit të ri, BE po mendon t’i japë fund rregullores pesëvjeçare që lejon emigrantët e Ballkanit Perëndimor të ushtrojnë ligjërisht profesionet e tyre për nevojat e tregut evropian.

Por nga 2021, prioritet për plotësimin e vendeve boshe të punës do u jepet forcave vendës të punës dhe punëkërkuesve përbrenda unionit.

Nga partia CDU-CSU është kërkuar zgjatja me dy vite e rregullores aktuale e cila skadon këtë vit.

Propozimet e tyre megjithatë parashikojnë më pak se 15 mijë persona nga Ballkani Perëndimor që mund të emigrojnë në Gjermani për qëllime pune pas kësaj periudhe.

Sipas një deklarate të zëdhënësit të Bundestagut për gazetën gjermane “Velt am Zontag”, pandemia e ka rënduar mjaft ekonominë e vendit duke e çuar me 600 mijë numrin e të papunëve në një vit, ndaj kufizimet për emigrantët nga Ballkani janë bërë të detyrueshme.

Rregullorja për Ballkanin Perëndimor u prezantua pesë vite më parë duke lejuar punonjësit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia apo Bosnjë-Hercegovina që të emigrojnë ligjërisht në Gjermani nëse dispononin një ofertë pune edhe pa pasur profesion.

Shumë prej tyre punësohen në sektorët e ndërtimit, infermierisë apo kateringut, dhe në gjysmën e rasteve në pozicione më të specializuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button