(Foto) Xherdan Shaqiri takohet me presidenten Jahjaga

Futbollisti më shqiptar që aktualisht luan te Bayern Munich Xherdan Shaqiri, është takuar me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë pjesëmarrjes së saj në Konferencën e sigurisë në Muncih. 

Jahjaga e përgëzoi Shaqirin për lojën dhe shpirtin sportiv që po e tregon në fushën e futbollit. Ajo tha se të rinjtë nga Kosova kanë treguar vlerat e tyre kudo në botë, në të gjitha fushat dhe po dëshmojnë gjithë talentin e tyre në të gjitha fushat e jetës. 

Në shenjë respekti, Shaqiri i dhuroi Presidentes simbolikisht një fanellë të tij me të cilën paraqitet në ekipin e Bayernit.

Sportisti me prejardhje nga Kosova ne këtë takim ishte se bashku me familjarët e tij. Ai e falënderoi Presidenten për pritjen dhe për mbështetjen që po i jep sportit dhe të rinjve në përgjithësi në punën e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button