EcoGuerilla: Po përballemi me presion nga funksionarë të BDI-së

Organizata joqeveritare “EcoGuerilla” ka raportuar se funksionarët e BDI-së po bëjnë presion në veprimtarinë e tyre si sektor civil, transmeton Portalb.mk.

“Me keqardhje jemi të detyruar të ju informojmë se po përballemi me presione në veprimtarinë tonë si sektor civil nga funksionarë të BDI-së”, deklarojnë nga EcoGuerilla.

Ata vlerësojnë se kjo nuk është vlerë demokratike dhe është metodë që nuk përputhet me standardet euro-atlantike.

“Kur nje parti vepron kundër organizatave joqeveritare, bën shkelje eklatante te vlerave demokratike. Në vend se të reflektojnë dhe të tregojnë kapacitet demokratik para zgjedhjeve, funksionarë të kësaj partie po meren me njollosje të pabazë të sektorit civil me metoda që nuk përputhen me standardet euro atlantike”, vlerësojnë nga EcoGuerilla.

Ata shprehen të gatshëm të bashkëpunojnë me partitë politike për forcimin e kapaciteteve demokratike, ndërsa presionet e këtilla i vlerësojnë si motiv shtesë.

“Me presione të tilla vetëm na motivojnë që të jemi me aktivë dhe të përkushtuar në aktivizmin tonë vullnetar. Asnjë subjekt politik nuk duhet të tentojë të pengojë veprimin e lëvizjeve progressive të cilat kanë vetëm një qëllim – interesin e qytetarëve”, deklarojnë nga EcoGuerilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button