BDI: Themelim të Gjykatës së lartë për barazi dhe antidiskriminim etnik dhe gjinor

BDI në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut, premtoi se diskriminimi në baza etnike do ta ndalë me themelimin e Gjykatës së lartë për barazi dhe antidisktiminim, transmeton Portalb.mk.

“Premtimi i dytë nga Platforma e BDI-së për kryeministrin e parë shqiptar është Themelimi i Gjykatës së lartë për barazi dhe antidiskriminim për të luftuar paragjykimet etnike dhe gjinore në gjyqësor dhe administratë”, raportojnë nga BDI-ja.

Arbër Ademi sot e shpalosi këtë premetim sot në konferencë për media, në lidhje me shkarkimin Arben Zyberit nga posti i drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik-Shkup.

“Me një Kryeministër shqiptar, ne gjithashtu do të instalojmë një Gjykatë të Lartë të Barazisë, e cila do të hetojë të gjitha çështjet etnike të njëanshme në gjuqsordhe administratë dhe ku shqiptarët dhe etnitë e tjera jo-shumicë mund të apelojnë kundër diskriminimit. Kjo Gjykatë e Lartë e Barazisë do të ketë fuqinë e plotë të një Gjykate të Lartë dhe mund të rrëzojë vendimet diskriminuese të të gjitha institucioneve shtetërore. Ishte koha për të krijuar një shoqëri të barabartë në Maqedoninë e Veriut, ku të gjithë qytetarët kanë të njëjtat të drejta dhe shanse të njejtë”, deklaroi Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button