Egzon Belica shënon për Concordia Chijana

Ish futbollisti i Rabotniçkit, Egzon Belica që aktivizohet në ekipin e Concordia Chijana në ligën e parë të kampionatit rumun, ka shënuar në përballjen e kësaj të fundit me skuadrën e Koposnar nga liga e tretë spanjolle që është zhvilluar në Kadiz në Spanjë dhe e fituar nga rumunët me rezultat përfundimtar 3:1.

Mbrojtësi potent nga Struga i cili me sukes paraqitet në kampionatin rumun deklaroi për portalb.mk se është mjaft i kënaqur me pregatitjet e skuadrës së tij në gadishullin iberik.

“Momentalisht zhvillojmë fazën përgatitore këtu në Kadiz të Spanjës, skuadra po formohet mirë, kemi luajtur disa ndeshje kontrolluese ndërsa në përballjen e fundit mua mu krijua rasti nga një krosim që të gjindem në portën kundërshtare dhe të shënoj për rezultat përfundimtar 3 me 1 në favorin tonë. Qëllimi i ekipit është që të pregatitemi sa më mire dhe të sigurojmë një vend në gjysmën e epërme të tabelës” theksoi Belica për Portalb

Belica gjithashtu ishte anëtar i reprezentacionit të shpresave të Maqedonisë, ndërsa tani pas paraqitjeve solide në ekipin e tij të ri, futbollisti pret ftesë nga federata për të dhënë kontributin e tij edhe në ekipin e parë.

Skuadra e Concordia Chijana momentalisht gjendet në vendin e 10 në tabelën e klasifikimit, por pas përforcimeve të marra këtë afat kalimtar pritet që ekipi i struganit Belica të shënojë lëvizje pozitive gjatë gjashtëmujorit të dytë në kampionatin e Rumanisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button