Votoni për ne – Zoti mos e dhasht të fitojë ai tjetri

Ditët e para të fushatës për zgjedhjet e parakohshme, përveç punëve që janë të ngjashme me zgjedhjet e kaluara të parakohshme, kanë ofruar edhe diçka të re – ajo zhvillohet në jehonën e pandemisë së koronavirusit, ndërsa BDI doli me propozim për kryeministër shqiptar, raporton REL, përcjell Portalb.mk.

Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të përcaktuara për 15 korrik ka filluar dhe përveç disa gjërave të reja dhe të papara deri tani, për pjesën më të madhe të fillimit mund të thuhet që është e ngjashme me të gjitha periudhat e mëparshme të parazgjedhore.

Një nga risitë në këtë fushatë, megjithatë është për shkak të “forcës madhore”, përkavmrotësisht janë masat që duhet të respektohen gjatë ngjarjeve për shkak të korona-pandemisë. Puna tjetër që e bën këtë fushatë të dallojë nga ato më parë është propozimi i BDI-së për kryeministër shqiptar.

“Po, për shkak se unë besoj. Unë besoj në idenë për kryeministrin e parë shqiptar dhe besoj se jo vetëm që është ndër, por edhe detyrim e obligimin që mund t’i shërbej kësaj ideje edhe komunitetit tonë shqiptarë në vendin tonë. Besoj që së bashku do t’ia dalim”, tha Naser Ziberi, i cili në ditën e pare të fushatës u promovua si kandidat për kryeministër nga BDI, duke sqaruar përse e ka pranuar propozimin e liderit të partisë Ali Ahmeti.

Nëse qëllimi i BDI-së ishte të flitet për propozimin e tyre dhe ai të jetë në qendër të vëmendjes, atëherë padyshim e kanë arritur qëllimin, për shkak se dy-tre ditët e para të fushatës thuajse të gjithë pjesëmarrësit kishin një fare reaksion të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë me të. Shumica prej tyre ishin negative, përkatësisht e refuzonin nismën e partisë së Ahmetit, megjithatë në politikë pothuaj çdoherë është e rëndësishme të flitet për ty, qoftë edhe keq.

Pjesa tjetër e agjitimit partiak në disa ditët e para ishte në suaza të pritjeve. Ngjashëm, “lëvdata dhe kritika” thuajse të njëjta sikur edhe në disa fushata të mëparshme, vizita nga qyteti në qytet, pjesëmarrje dhe reklama në media, komunikata të shumta dhe pres konferenca, personalitete me buzëqeshje artificiale në bilborda…

Partitë qeveritare lavdërohen për atë që e kanë bërë në vitet e kaluara, me theks të veçantë në anëtarësimin në NATO dhe vendimin për fillim të negociatave për aderim me BE, stabilizimin e ekonomisë dhe rritjen e pagës, veçanërisht të asaj minimale. Kurse opozita këto punë i drejton në mullirin e saj dhe e thekson dëmin e marrëveshjeve të arritura me shtetet fqinje, si dhe gjendjen katastrofale në ekonomi. Gjatë kësaj ata premtojnë standard më të mire, paga më të larta, pensione, subvencione për bujqit, tatim të zvogëluar për 8 përqind, shumë projekte infrastrukturore…

Mirëpo, atmosfera disi më tepër nxehet kur fillojnë bisedat rreth asaj sa ata të tjerët janë të këqij dhe sa do të ishte shkatërrimtare për qytetarët dhe shtetin nëse, Zoti mos dhasht, ata fitojnë në zgjedhje. Atëherë fillojnë të paraqiten shkëndija në sy, vlon gjaku dhe të pranishmit përfundimisht e gjejnë arsyetimin për ardhjen në atë ngjarje.

“Ne nuk kemi bërë kalkulime dhe kemi punuar për shtetin. Ata kanë kalkuluar gjithmonë kur kanë qenë në pushtet në 11 vitet regjim. Ja, si opozitë sërish bëjnë kalkulime. Njerëzit e njëjtë sot janë të drejtuar nga Budapesti dhe nga “pallati i bardhë”. Asgjë ndryshe. Krejt është njëlloj vetëm ai nuk është”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk mbetet borxhli.

“Kanë mund të arrijnë marrëveshje më të mirë. Mos të na e marrin dinjitetin, nderin. Mund ta plotësonin premtimin prej 500 euro pagë mesatare. Vetëm duhej të punonin, në vend se të ngasin motoçikleta”, theksoi Mickocki.

Partitë dhe koalicionet tjera, në kuadër të mundësive dhe kapaciteteve të tyre, përpiqen t’u prezantohen qytetarëve dhe të mundohen ta ndryshojnë imazhin bardhë e zi të skenës politike, përkatësisht të vërtetojnë që nuk ekzistojnë vetëm opsioni A dhe B por që në parlament duhet të ketë edhe ndonjë ngjyrë tjetër përveç ngjyrës së kuqe dhe të kaltër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button