T’hash’ mana ene t’plasish dushmana!

Kur ishëm i vojl kishëm merak t’raj n’oda t’pleçve se ataj muhabeti ishte ma i majr, ma has. Bile, niher m’kujtohet kur ni plak i meçëm thojke: “…di veta e prajshin muhabetin napër oda: aj xhi folën shaum e xhi s’ja le renin qetërkujt ene aj xhi s’folën hiç e xhi bahet me shibe; mesene aj xhi folën shaum e nuk di xhi thot’ ene aj xhi asht i ditshëm e xhi rraj troukt”. Kur hina n’bilik, de e zateki prap çat plakin me musteçe t’gjata e me ni llullë n’gjoj’ te ni od’ burrash t’u i pajtou dy familje xhi kishin ra n’bela. Aj folke me qert’ ama sajt i majke ka une, xhi rajshëm hunxht ngat derës. “Me minxhën, taj gjal’ i ri, si menon: a ma azgan asht aj xhi vret a aj xhi lshon udh’?”. U mskuça pi marres. U kujtova pak, ene ja thkeva: “…aj xhi lshon udh’”. “E pse?”, m’pajti prap. I thash: “aj xhi hiçet pi fesati, aj xhi lshon udh’, i pshton di familje”. “Aferim, taj kane gjal’ i pjekt, me minxhën” m’tha. Se haroj at gazmen, m’u duk se pata hip n’çiell, s’pata flet’ pi qefit katra-pes’ dit’. Ishe shoum qejf kur dikush t’thojke: “e ki gjudit”… Mas do mujsh e pata zatek n’udh’ ene masi i dhash selam e pajta: “O mixhë, une kam shaum merak t’bahem i meçëm, t’ap fetva, t’i drejtoj n’udh’ t’mar’ xhinen. Xhi duhet t’boj?”. U kujtou, u kujtou, e grefi duhanin nja di her’ ene m’tha: “Me mixhën, kur don t’bahesh i mençëm, de e përgjojsh vaktin e manave, de hipish n’dru ene da hash mana; si t’dush t’bahesh hala ma i mençëm de hipish pak ma nalt; si t’dush t’bahesh shoum, shoum i mençëm at’her de hipish n’kraje t’drunit se agje manat jan’ ma t’shnosh, ma t’amël, ma t’mdhoj. Kur de zdripish posht’ de i plasish dushmanat. Ka t’çuditet mileti me mençëmllajkin tand”… Kur erdh vakti i manave, une – pi n’man e n’man, ene veç n’kraje tu najt – veç tu hangër mana t’shnosh’, t’kuç, t’bardh’, t’zi… Majrpo, kur de zdripi posht’ sën u mirshim vesh me kurnja. Ket do kot e kot llafe, kurnifar muhabeti. Kërkush sënëm pajdiske, kërkush sënëm ipke xhevap. Rrash m’hall, shoum u bëna merak. Thash: “e kudreti i Zotit, xhi m’xhet mu shtahaj!”. Shkova prap te shpaje minxhës plak ene i kallxoj çi kërkush sëm merr vesh, mesene ket m’duken t’paditshëm, do kot e kot insan’. “Kam siklet, s’di xhi t’boj?”. U kujtou bagje gjat’ ene m’tha: “…de shkojsh, me minxhën, ene da hash kumlla t’tharta çi t’bish n’terezi me njerzit qer’!”… M’u desh t’ha pa nal’ di-tre dit’ kumlla t’tharta çi t’mund prap t’mirrem vesh me xhinen, çi t’munem me njerzit t’boj allashveresh. U menova, u menova ene e urova Perenajën çi i ka jaratajs’ me ni vakt ene manat ene kumllat e tharta. Xhi de bojshëm une me pas urdhnou i lumi Zot çi manat t’bahen verës e kumllat e tharta dimnit!?

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button