fbpx

13 apo 22 % janë shqiptarët në DAP?

Në Drejtorinë e të hyrave publike (DAP) të Maqedonisë, ashtu siç pretendon zëvendës drejtori i përgjithshëm i saj, Muhamet Ameti, përfaqësimi i shqiptarëve është në  nivel të kënaqshëm, por ende nevojitet punë për të arritur në 25 përqindëshin e paraparë komfor Marrëveshjes Kornizë të Ohrit (MKO).

‘Në Drejtorinë e të hyrave publike, shqiptarët janë të përfaqësuar me diku rreth 22 për qind’ tha Ameti.

Por, të dhënat zyrtare të Avokatit të  Popullit, institucion ky i cili është i autorizuar për vëzhgimin e gjitha institucioneve të vendit, bazuar në raportin e vitit 2011, thuhet se shqiptarët janë  të  përfaqësuar me rreth 13 për qind.

Raporti i vitit 2012 ende po punohet, ai publikohet në fund të marsit, tha  Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

‘Numri i përgjithshëm i të  punësuarve në  DAP në vitin 2011 ishte 1335. Prej tyre, 85 janë  në  vende udhëheqëse ndërsa në pozita jo udhëheqëse 1250.

1084 të  punësuar janë maqedonas, ndërsa 100 shqiptarë  (apo 13%), 13 të punësuar turq, 3 romë, 15 vllahë, 15 serb dhe 2 të tjerë.

Nga këto 100 të  punësuarit shqiptarë, në  vitin 2011, 8 persona kanë  qenë në poste udhëheqë se ndërsa 92 jo udhëheqë se’ tha Memeti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button