Pas tre muajsh realizohet fluturimi i parë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” (ANP), ka njoftuar se sot (28 qershor) në orën 00:50, është realizuar fluturimi i parë pas më shumë se tre muaj ndërprerje të punës për shkak të pandemisë.

ANP, përmes një postimi në Facebook, u ka uruar mirëseardhje udhëtarëve të parë që arritën në Kosovë pas shpalljes së pandemisë.

Fluturimi i parë ishte nga Baseli i Zvicrës.

“Është kënaqësi të mirëpresim fluturimin e parë nga Basel me Air Mediterrenean, fluturim ky që solli udhëtarët e parë me datë 28.06.2020 në ora 00:50 pas më shumë se tre muaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i ANP “Adem Jashari”:

-Nga tani e tutje, për orar të fluturimeve, ju lusim t’i referoheni faqes sonë zyrtare www.airportpristina.com

-Për bileta dhe informacione shtesë, për fluturimin tuaj, qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore.

-Për dokumente udhëtimi, ju lusim të kontaktoni me autoritetet relevante siç janë zyret e Ambasadave të Huaja në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme etj.

-Ju lusim t’i përmbaheni udhëzimeve për masat e sigurisë së udhëtimit, në mënyrë që fluturimi i juaj të realizohet me kohë dhe i sigurt, (veprimet që duhet ndërmarrë nga ana juaj, janë të publikuara si në faqen tonë zyrtare, poashtu edhe në rrjetet sociale.

Ju kërkojmë ndjesë për pakënaqësitë e shkaktuara gjatë muajve të kaluar edhe pse ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, ka qenë gjithmonë i gatshëm të operoj.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe ju urojmë shëndet!

MIRESEVINI!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button