fbpx

LSDM: 10% rritje të pagës çdo vit për punonjësit shëndetësor

Venko Filipçe nga LSDM-ja premtoi rritje të pagës për punonjësit shëndeësor për 40% në mandatin e ardhshëm, ndërsa 12 mijë denarë subvencion për mjekët e rinj që janë në specializim jashtë Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Çdo vit do t’i rrisim rrogat e punonjësve shëndetësore dhe bashkëpunëtorëve për 10 për qind në vit, respektivisht 40 për qind për katër vite. Mjekët e rinjë, të cilët janë në specializim dhe janë jashtë Shkupit, do të marrin 12.000 denarë subvencion për zgjidhjen e çështjes së banimit. Do ta rrisim numrin e specializimeve. Mjekët e rinjë do të kenë mundësi të përparojnë në shkencë, shumë më tepër se deri tani”, tha Filipçe.

Ai paralajmëroi realizimin e projektit “Telemedicina”.

“Pacienti është qendra e sistemit shëndetësor. Do të realizohet projekti “Telemedicina” ku do të udhëtojnë informacionet, dhe jo pacientet, me lidhjen e spitaleve me Qendrën për klinikë universitare. Me këtë, çdo pacient do të marrë në kohë dhe shpejtë intervenim”, premtoi Filipçe.

***************************************************************************************************
Radmilla Shekerinska, nënkryetarja dhe kandidatja për deputet e LSDM-së premtoi se autostrada Kërcovë-Ohër do të jetë gati deri në fund të vitit 2021.

“Në deri në fund të vitit 2021 mund të themi se autostrada Kërçovë-Ohër është funksional”, premtoi Shekerinska në tubimin e koalicionit “Mundemi” në Kërçovë.

Ajo theksoi se ndërtimin e kësaj autostrade VMRO-DPMNE e ka keqmenaxhuar, fillimisht duke mos pasur as dokumentacionin teknik dhe e planifikuar vetëm një kyçje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button