fbpx

Merkatoja e dimrit, Willian transferi më i shtrejntë

Merkatoja e Janarit dje mbylli siparin e saj në disa nga Kampionatet kryesore në europë.

Goditja më e madhe erdhi nga Anzhi pasi bleu për 35 milion euro Willian nga Shahktjori.

Jo më pak i bujshëm edhe transferimi i Mario Balotelit nga Mançester Siti te Milan edhe pse për një shifër disi më inferiore 20 milionë Euro, duke qenë blerja më e shtrenjtë në Seria A.

Në Serie A Berluskoni zyrtarizoi lagimin e një tjetër ylli, Aleksandro Patos për plot 15 mln Euro te Korinthians. Një shitje e mirë nga kuqezinjtë duke parë formën e dobët të brazilianit në 2 vitet e fundit.

Liverpuli bëri dy investime të rëndësishme për të ardhmen teksa bleu Starrixh për 15 milion euro,dhe Kutinjon për 10 milion.

Interi që përveç disa emrave me eksperiencë, bleu talentin 18-vjeçar të Dinamos së Zagrebit, Mateo Kovaçiç për 11 milion euro, ndërsa Juventusi që vlerësohet me notën më të ulët nga analistët italianë për lëvizjet në merkarton e dimrit, afroi vetëm sulmuesin me eksperienc Anelka, ndërsa Llorente lirohet nga Athletiko Bilbao në verë. Në Itali, Napoli vazhdoi afrimin e elementëve të rinj ku bie në sy mbrojtësi i Portos, Rolando, i kërkuar gjatë edhe nga klube të tjera, ndërsa Fiorentina bleu Rosin dhe Sisoko.

Në Gjermani – Ivan Perisic u largua nga kampionët e Borussias me destinacion Volfsburgun për 8 mln Euro. Shalke 24 rrëmbeu Bastos nga Lijoni. Ndërsa nga Franca vjen afrimi që bëri bujë por jo në shifra por në famë. Dejvd Bekham u transferua te PSG-ja. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button