(Video) Humbet Roma, tifozët në protesta kërkojnë largimin e trajnerit

Skuadra e Romës e drejtuar nga Zdenek Zeman është në një kaos të vërtet. Tifozët të revultuar pas humbjes së djeshme ndaj Cagliarit, kanë protesutar jashtë stadiumit “Olimpico”, ku kanë kërkuar dorëheqjen e trajnerit Zdenek Zeman, si dhe kanë fyer disa lojtarë.

Roma, ende nuk ka arritur të shënoj fitore në vitin 2013, në kuadër të Serie A, dhe kjo është ndër arsyjet që tifozët janë revultuar tej mase. Lojtarët si Osvaldo, Tachsidis, Piris, dhe portieri Goicochea, janë fishkëlluar gjatë ndeshjes, për mos angazhim, ndërsa ishte edhe një pankartë, ku shkruhej, “Largohu Bohem”, drejtuar trajnerit Zeman.

Pas ndeshjes, është mbajtur një mbledhje e kryesisë së Romës, mirëpo ende nuk është vendosur për shkarkimin e trajneri çek. Drejtori i përgjithshëm i klubit, Franco Baldini, tha shkurt për Sky Sport. “Duhet të mendojmë. Nesër do të vendosim diçka, në lidhje me shkarkimin e trajnerit apo jo” tha Baldini.

Ndërkohë qindra tifozë janë kanë protestuar gjatë jashtë stadiumit, siç mund ti shihni edhe pamjet më poshtë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button