Hong Kongu bëhet çështje për SHBA-në, merr vendimin për zyrtarët kinezë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka deklaruar se Uashingtoni do të imponojë disa kufizime në viza për zyrtarë të Partisë Komuniste të Kinës. Lëvizja vjen si pasojë e ligjit që po kalon shteti aziatik për Hong Kongun.

Pompeo tha se sanksionet shënjestrojnë zyrtarë aktualë dhe të larguar të partisë. Ai u shpreh se ky vendim ndjek premtimin e Donald Trump për të dënuar Pekinin mbi ligjin e propozuar të sigurisë, çka shkatërron autonominë e Hong Kongut, transmeton Tv Klan.

Kina ka deklaruar se vendimi i Amerikës është një gabim dhe se duhet tërhequr. Komiteti Qendror i Kongresit Kombëtar të Popullit do ta diskutojë këtë ligj të diskutuar të dielën në një takim.

Kina ka propozuar një ligj sigurie që e konsideron krim kundërshtimin e autoritetit të Pekinit në Hong Kong. Gjithashtu me të Kina mund të vendosë për herë të parë agjencitë e saj të sigurisë.

Kjo lëvizje e shtetit kinez ka bërë që të ketë protesta të mëdha në Hong Kong.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button