Macron, së shpejti në Rusi për bisedime

Presidenti Francez Emmanuel Macron tha të shtunën se ai do të shkojë së shpejti në Rusi për bisedime të tjera me homologun e tij Vladimir Putin.

“Bisedimet për ndërtimin e besimit të filluara me Presidentin Putin në Fort Bregancon vazhdojnë,” tha zoti Macron në një koment në Twitter, duke përmendur sigurimin evropian, konfliktet rajonale dhe ndryshimin e klimës si tema kryesore, transmeton VoA.

“Do të udhëtoj së shpejti në Rusi”, shkruante ai.

Presidentët Macron dhe Putin patën të premten një bisedë me videokonferencë.

Zoti Macron ka bërë thirrje që Evropa të rishikojë partneritetin e saj strategjik me Rusinë, duke thënë se politika e viteve të fundit për sfidimin e Moskës ka dështuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button