Zyberi shpalosi premtimin e parë zgjedhor

Kandidati për kryeministër të parë shqiptar, Naser Zyberi gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Komunën e Gostivarit, përkatësisht ka vizituar kompaninë “MONTENEGRO”, ku shpalosi iniciativën e tij për ekonomi të barabartë në sektorin privat.

Ai theksoi se do shteti do mbulojë 50% të kontributeve sociale për 3 vjet me radhë për çdo punësim që do përmirëson përfaqësimin e drejtë në kompanitë private. Me këtë masë, shtoi Zyberi, ne duam të motivojmë  pronarët  e  bizneseve  që  të  rrisin  barazinë  në  kompanitë  e  tyre dhe të krijojnë një atmosferë me shanse të barabarta.

“Si Kryeministri i parë shqiptar, unë do të jem Kryeministër për të gjithë. Unë dua të bashkoj shoqërinë tonë për t’u bërë më të fortë së bashku. Kjo është ajo për çfarë ka nevojë i gjithë vendi ynë dhe nuk ka vend më të mirë për të filluar sesanë vendin e punës. Kur jemi duke punuar së bashku, ndajmëtë njëjtat interesa. Ne bashkohemi pas një qëllimi që ështësuksesi i kompanisë apo pagat më të larta. Ne rritemi së bashku ,sepse kuptojmë se kemi shumë më tepër tëpërbashkëta se sa dallime. Ndërkohë nga një këndvështrimekonomik, multietniciteti është një avantazh i madh.Kjo ështëajo që ne shohim në të gjithë botën. Të gjitha kompanitë e suksesshme ndërkombëtare janë multietnike, për shumë arsye.Për të qënë ndërkombëtar, duhet të veprosh si ndërkombëtardhe kjo fillon me punonjësit. Për të zgjedhur punonjësit më tëmirë, një kompani nuk mund të lejojë të përjashtojë njerëzit e aftë për shkak të përkatësisë së tyre etnike. Ajo që vlen përekonominë, vlen për tërë shoqërinë. Maqedonia e Veriut është një vend multietnik. Por deri më tani, ne e kemi bllokuar veten tonë përmes konfliktevendëretnike, pabarazisë dhe diskriminimit. Tani, me të ardhmen tonë euro-atlantike përpara, si anëtare e NATO-s dhe së shpejti e BE-së, ne kemi shansin të kapërcejmë të kaluarën, tëbashkohemi dhe të ecim përpara së bashku. Zgjedhja e Kryeministrit të parë shqiptar, i pari me një etni jo-shumice, është një sinjal për të gjithë botën”, tha Ziberi.

Ai shtoi se për çdo punësim të ri, i cili përmirëson përfaqësimin e barabartë në kompani, shteti do të mbulojë 50 përqind tëkontributeve sociale.

“Me këtë masë, ne duam të motivojmëpronarët e bizneseve që të rrisin barazinë në kompanitë e tyredhe të krijojnë një atmosferë me shanse të barabarta. Siçtashmë po ndodh këtu, në kompaninë tuaj ku  përkatësia etnikenuk është një kufizim por një pasuri. Rilindje e barabartë ekonomike!Kështu e quajmë ne. Përveçrritjes së përfaqësimit të  barabartë, ne do  të  mbështesim veçanërisht  ndërmarrjet  e  vogla  dhe  të  mesme,  jo  vetëm që  tëkalojnë krizën dhe të sigurojnë vendet ekzistuese, por edhe tërrisin pagat dhe të krijojnë vende të reja pune. Ne duhet të inkurajojmë sipërmarrësit të investojnë në të ardhmen. Në tëardhmen e kompanive të tyre, por edhe në të ardhmen e njerëzve. Prandaj, ne kemi planifikuar një seri stimujsh dhe masash përpunësimet e reja, si taksa zero e të ardhurave për çdo person tëpunësuar nën moshën 35 vjeç të punësuar për here tëparë.Përveç kësaj, kompania do të marrë një stimul prej 1500 eurosh për t’u dhënë të rinjve   mundësinë  e punësimit të tyre të parë. Për të rritur investimet, ne do t’u japim 5000 deri në10000  Euro  ndërmarrjeve  të  vogla  dhe  të  mesme  për  të  blerë pajisjet  e  nevojshme.  Qëllimi ynë është i qartë: Shanse tëbarabarta në ekonomi dhe punë të mirëpaguara për të gjithëqytetarët. Si Kryeministër shqiptar, dua të sigurohem që secilinga ju dhe të dashurit tuaj të ketë shanse të barabarta për tëardhura të sigurta dhe të mjaftueshme për të siguruar jetesëntuaj. Qëllimi im është të përmirësoj sigurinë shoqërore dhestandardin e jetesës për të gjithë qytetarët në mënyrë tëbarabartë, pavarësisht se cilës etni i përkasin”, tha Zyberi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button