Dimitrov: Beteja më e rëndësishme është e të ndershmëve kundër të pandershmëve

Bartësi i listës së NJZ 1 nga LSDM-ja, Nikolla Dimitrov, mbrëmë në tribunën qytetare në komunën e Aerodromit foli për drejtësinë të cilën koalicioni “Mundemi” do ta zbatojë në mandatin e vet, e jo, siç tha, atë të VMRO-DPMNE-së.

“Drejtësi nuk është t’i dënojmë vetëm njërën palë, siç e bën VMRO-DPMNE-ja. Drejtësi është si të sillemi edhe ndaj vetes. Beteja e ardhshme e të ndershmëve kundër të pandershmëve, e cila ka filluar, është beteja më e rëndësishme për ardhmërinë tonë dhe për fëmijët tanë, pavarësisht prej ku vijnë të pandershmit. A mund ta mendoni guximin për të dalë para popullit që të kandidoheni për deputet, ndërsa nuk mund t’ju gjejë në shtëpi postieri për t’ju dhënë ftesë për në gjykatë? Me çfarë fytyre i shqiptoni fjalët ‘drejtësi’”, theksoi Dimitrov, transmeton MIA.

Porositi se 15 korriku është shans që të vendoset pika përfundimtare në të keqen dhe të përfundojë me krizën e papërgjegjësisë që filloi në viti  2015, 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button