Është djegur automjeti në lëvizje në autostradën Tetovë-Shkup, nuk ka të lënduar

Nuk ka persona të lënduar në zjarrin që ka shpërthyer paradite rreth orës 10:30 minuta në autostradën Tetovë-Shkup. Për shkak të zjarrit u dogj automjeti motorik i markës mercedes me targa të Gostivarit.

“Bëhet fjalë për një automjet i cili është djegur në lëvizje në autostradën në drejtim të Shkupit. Shoferi dhe bashkudhëtarët kanë arritur të dalin në kohë dhe të shpëtojnë nga lëndimet. Intervenojmë me tre automjete”, intervenoi Uka Aliti, komandat i njësisë së zjarrfikësve të Tetovës, transmeton Mia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button