Në Jutjub është publikuar audioincizim i ri për Mickoskin

 Në Jutjub sot është publikuar audioincizim i ri në të cilin dëgjohet bisedë, siç theksohet, mes liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Zoran Mileskit-Kiçeec i cili është i dënuar për lëndën “Reket” dhe një person femër.

Ata bisedojnë lidhur me Ligjin për prokurorinë publike dhe për “lëndë e cila ende nuk ka përfunduar”, transmeton MIA.

“Ky ligj për prokurorinë publike, nëse kalon kështu siç mendojnë të kalojë, ajo lëndë nuk ka përfunduar. Përkundrazi, të dini. i vetmi që lufton për momentin jam unë”, dëgjohet në bisedën nga audioincizimi.

Zëri për të cilin theksohet se është në Mickoskit thotë edhe se ka marrë ndihmë kur i është dashur dhe kur ka qenë në momente më të rënda, për borxhet që i ka lënë udhëheqësia paraprake e partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button