fbpx

Edhe gjatë kohës së pandemisë është e mundshme që të ketë zgjedhje të suksesshme

Se zgjedhjet janë të mundshme edhe gjatë kohës së pandemisë tregon hapi i guximshëm i Koresë së Jugut, e cila e realizoi procesin zgjedhor, edhe pse në atë ditë të votimit kishte 10.600 të infektuar dhe 220 të vdekur. Por, në fund kishte zgjedhje të suksesshme, para së gjithash për shkak të faktit se u zbatuan masa ekstreme dhe që është më e rëndësishme, të njëjta u respektuan edhe nga votuesit, shkruan Vërtetmatës.mk.

Më së paku 47 vende shënuan zgjedhjet për shkak të pandemisë me virusin korona. Nga rajoni, edhe përkrah vendin tonë ku zgjedhjet duhej të mbaheshin me 12 prill, këtu është edhe Republika e Serbisë, ku zgjedhjet ishin caktuar të njëjtin muaj. Në Evropë u shtynë votimet për ndryshime kushtetuese në rusi, dhe për zvogëlimin e numrit të deputetëve në parlamentin italian, përderisa në botë u shtynë zgjedhjet lokale dhe parlamentare në më tepër vende si Bolivia, Siri, Shri Lankë, Etiopi, Iran…

Pas qetësimin e pandemisë të paktat janë vendet që shpallën fitore ndaj virusit korona. Pjesa më e madhe e tyre kanë akoma ka të regjistruar me Covid-19, por me numër të ultë të të infektuarve. Prej këtu, qeveritë në disa vende të Evropës dhe botës tashmë mendojnë për mbajtjen e zgjedhjeve, por me ndryshime të dukshme, gjegjësisht protokolle të veçanta.

Te ne elitat politike seriozisht mendojnë për mbajtjen e zgjedhjeve dhe përkrah asaj që në dy javët e fundit anë rritje të numrit të të sëmurëve nga virusi korona. Si datë e mundshme përmendet pesë korriku, por nuk janë përjashtuat edhe subjektet politike relevante që të merren vesh edhe për një datë tjetër, kuptohet se derisa gjejnë zgjidhje të përbashkët. Tani për tani LSDM qeverisëse dhe BDI insistojnë që zgjedhjet të jenë me pesë korrik, përderisa VMRO-DPMNE opozitare mbetet në qëndrimin se rritja e numrit të personave të infektuar me Covid-19 nuk të jep hapësirë për mbajtjen e zgjedhjeve. Negociatat mes tyre duhet të ndodhin sa më parë të jetë e mundur, pavarësisht nëse të njëjtat do të jenë me ndërmjetësim të presidentit të shtetit, ose me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar. Zgjidhje do të duhet të gjendet.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani beson se me pesë korrik janë të mundshme zgjedhjet fer, demokratike dhe inkluzive, duke pasur parasysh gjendjen me pandeminë nga virusi korona, diçka në çka thirret këto ditë edhe komisionari evropian për zgjerim të politikave me fqinjët Oliver Varheji pas bisedave me liderët e të dy partive më të mëdha në vend. Për Osmani ndërmjetësimi i Varheji në përcaktimin e datës për zgjedhje nuk është problematike, sepse, siç thotë me marrjen e vendimit për fillimin e negociatave të shtetit me Be tashmë është çështje e brendshme e Bashkimit.

Ky është ndërmjetësim i brendshëm sepse ne tashmë jemi pjesë e familjes. Kjo është sikur dikush brenda në shtet ndërmjetëson mes partive politike të caktuara ose institucioneve. Kështu e kuptoj edhe rolin e komisionarit Varheji i cili vjen nga Bashkimi ku ne tashmë jemi pjesë, Ky lloj i ndërmjetësimit është i mirëseardhur dhe shpresë se partitë politike do t’i mbledhin forcat për të arritur konsensus. Pajtohem absolutisht me twittin e tij se janë të nevojshme zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe inkluzive duke pasur parasysh të gjithë rrethanat në lidhje me pandeminë, shprehet Osmani. 

PROPOZIME ZGJEDHORE PËR VOTIM 

Në ndërkohë partitë politike të vetëdijshme për faktin se pandemia me virusin korona në vendin tonë nuk zbutet, filluan të japin propozime për atë se si mund të organizohet dita e zgjedhjeve. Ashtu që, sipas Arta Grubi nga BDI votimi mund të zhvillohet disa ditë.

Unë jam i bindur se çdo datë mund ta caktojmë për mbajtjen e zgjedhjeve, të gjithë partitë do të marrin pjesë, sepse nuk do të lejojnë luksin e mos marrjes pjesë në zgjedhje, të cilat janë të pranuara prej secilit institucion dhe bashkësisë kombëtare dhe me monitorim të OBSE/ODIHR. Mund të bëhen ndryshim e në Kodin Penal, me çka do të kishte mundtë të votohet disa ditë. Një ditë do të votonin pensionistët, një ditë tjetër ata që janë në izolim, ndërsa të tjerët ditën e tretë, shprehet Grubi

Ai për bojkotin eventual të opozitës thekson se nuk do t’i sjell sukses asnjë partie politike. “Për të pasur bojkot, duhet të ketë arsye të fortë. Nuk mund të garojmë. Nuk mund as Mickoski, as Zaev, ose as Ahmeti të garojnë m e atë se kush më tepër do të kujdeset për shëndetin publik”, shton Grubi,

Se zgjedhje duhet të ketë me pesë korrik pajtohet edhe LSDM. Zëvendëskryeministrja, Mila Carovska thotë se të gjithë palët e prekura duhet të marrin pjesë në zgjedhje.

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme ka ardhur pikërisht nga opozita, ata kanë marr pjesë në çdo proces dhe janë edhe në qeverinë teknik dhe të Përzhinos, dhe kanë numër në fletëvotim, që do të thotë se janë pjesëmarrës në zgjedhje. Sinqerisht shpresojë se do të marrin vendim për pjesëmarrje në zgjedhje, thotë Carovska. 

Ajo vlerëson se është e rëndësishme që të mbahen zgjedhjet sepse mënyre e re e jetesës parasheh që të kujdesemi për veten dhe për ata rreth vetes, dhe të respektojmë masat për mbrojte dhe protokollet, dhe këtë duhet ta sigurojë Komisioni zgjedhor dhe MPB

Të vetmit të cilët tani për tani vlerësojnë se nuk ka përfunduar pandemia, gjegjësisht ulja e të sëmurëve, dhe se nuk duhet të mendohet për zgjedhje është partia opozitare VMRO-DPMNE.

Si mundet ne në situatë kur rritet numri i të infektuarve të planifikojmë datë të saktë të zgjedhjeve? Nuk them se nuk është e mundur, por nuk e di cili do të jetë kredibiliteti i këtyre zgjedhjeve. Ne akoma nuk jemi në maje të sitatës dhe nëse do të rritet numri. Pretendimi se vala do të bie nuk përmban, shprehet Igor Nikollov nga VMRO-DPMNE. 

SHEMBUJ TË SUKSESSHËM 

Ky vend realizoi procesin zgjedhor, edhe pse në ditën e votimit shënoi 10.600 persona të infektuar dhe 220 të vdekur.  Por, në fund kishte një ditë zgjedhore të suksesshme, para së gjithash për faktin se u ndërmorën masa ekstreme për mbrojtje dhe më e rëndësishmja, të gjitha u respektuan nga qytetarët. Masat ekstreme përfshinë së votuesit që të hyjnë në të ashtuquajturën “stacioni sanitar”, ku ju matet temperatura trupore. Nëse temperatura është nën 37,5, votuesi mund të kryejë dezinfektimin e duarve, me çka ju jepen doreza dhe drejtohen drejt vendvotimit, ku dhe votojnë. Pas përfundimit, persona special e udhëzojnë drejt vendit ku duhet t’i lë dorezat dhe të del jashtë hapësirës për votim. Largësia në mes votuesve ishte e caktuar me një metës, me pritje të detyruar në radhë. Por, nëse temperatura e votuesit kalon 37,5 shkallë, i njëjtë udhëzohet drejt një vendi special ku ka mundësi të kryejë detyrën e vet zgjedhore, me çka menjëherë testohet për Covid-19. Gjatë ditës zgjedhore, po ashtu, masa të veçanta u ndërmorën edhe për persona të cilët gjendeshin në karatin. Më saktë për to u caktua termin special për votim, gjegjësisht prej gjashtë deri në shtatë në mëngjes, nën shoqëri të policisë.

Pandemia me virusin korona ndryshoi edhe fushatën zgjedhore në Kore të Jugut. Nuk mundej të ketë takime publike, aq më pak që ndonjëri prej kandidatëve të mund të takohet me votuesit. Përkundrazi fushata u bë online, gjegjësisht përmes rrjeteve sociale, dhe ndonjëri prej tyre sikurse deputeti Xhong-Ho, arritën edhe të incizojnë muzikë rep. Kryeministri i Koresë së Jugut është vërtetim se zgjedhjet mund të mbahen edhe në kohë pandemie, por kuptohet me protokoll të rreptë dhe votues të cilët do ta respektojnë të njëjtin.

Në këtë drejtim mendon edhe Republika e Kroacisë, ku seriozisht këmbehen propozime për atë se so do të realizohet dita e zgjedhjeve. Propozimet kryesisht kanë të bëjnë me atë që zgjedhjet të kryhen me anë të internetit, më pas dezinfektim i detyruar i vendeve të votimit, përfshirë edhe kimikët me të cilët do të votohet në listën për votim, përderisa për perona të që janë në izolim do të ju mundësohet që të votojnë nga shtëpia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button