(Video) Besart Berisha i pandalshëm!

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha ka realizuar edhe 2 gola të tjerë me fanellën e skuadrës australiane Brisbane Roar. 

Berisha shënoi 2 golat e vetëm për Brisbane në barazimin 2 me 2 ndaj skuadrës Central Coast Mariners. 

Me këtë dy gola, Berisha është golashënuesi i tretë më i mirë në ligë duke arritur në kuotën e 10 golave për Brisbane. 

Brisbane po kalon krizë rezultatesh duke qenë aktualisht në vendin e 7 në tabelë.

Lajme të ngjashme

Back to top button