Ky pritet të jetë çmimi më i lirë i iPhone 12

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, raportohet se do të lansojë disa iPhonë të rinj këtë vit.

Për dallim nga viti i kaluar ku janë lansuar tri modele, këtë vit mund të presim lansimin e katër modeleve, shkruan ubergizmo. Në dispozicion do të jetë modeli bazë, i pasuar nga modelet e avancuara.

Sipas një postimi në Twitter nga @omegaleaks, modeli iPhone 12 4G pritet të jetë relativisht i përballueshëm, transmeton Koha. Në postim, thuhet se modeli 4G do të ketë çmim prej 549 dollarësh, kështu duke u bërë iPhone më i lirë i serisë së re, transmeton Gazeta Express.

iPhone 12 bazë, po ashtu, pritet të vazhdojë të përdorë ekranin LCD si dhe procesor A14, të cilin do ta kenë edhe modelet tjera në seri.

Apple, në fakt, ka shënuar sukses me iPhonët e rinj me çmim më të ulët, sikur iPhone XR dhe iPhone 11. Me çmim potencialisht të ulët, iPhone 12 bazë ka gjasë të shënojë sukses po ashtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button