Darko Omeragiç, gazetar nga Sarajeva: Pandemia të gjithëve ua ndryshoi jetë, veçanërisht gazetarëve

“Me të vërtetë nuk e di përse disa media lëshonin gazetarë nga puna, veçanërisht e paqartë për mua është përse gazetarë të mirë janë lëshuar nga puna. Një nga shkaqet që i kam dëgjuar janë të ardhurat e zvogëluara nga marketing, megjithatë ky nuk duhet të jetë shkak, nëse merret parasysh fakti që mediat para shumë kohe janë të pranishme edhe në platforma digjitale, të cilat u mundësojnë të ardhura nga marketing”.

Gazetari nga Sarajeva, Darko Omeragiq 23 vite ka punuar në gazetën ditore “Osllobogjenje”, mirëpo nga fillimi i epidemisë ka qenë i shpallur tepricë teknologjike, së bashku me disa kolegë të tij. Omeragiq flet për kushtet e punës së gazetarëve në Bosnje e Hercegovinë dhe për qasjen e shtëpive mediatike ndaj tyre, transmeton Meta.mk.

“Nuk e di nëse të gjitha mediat u kanë mundësuar mbrojtje përkatëse punonjësve të tyre, mirëpo e kam patjetër të them që ne kemi punuar nga shtëpi, kurse punë në terren nuk kishte, ashtu që në realitet edhe ishim të mbrojtur nga mundësia për t’u infektuar. Mediat e vërteta për gazetarët e tyre u kanë siguruar telefona zyrtarë dhe laptopë në dispozicion. Përveç asaj, me fat janë ata gazetarë të cilët kanë sigurim shëndetësor të paguar edhe në rast se sëmuren në vendin e tyre të punës, mund të mjekohen. Mendoj që hulumtimet kanë treguar se gazetarët në BeH rrallë kanë fituar rritje të pagave gjatë pandemisë, megjithëse kanë punuar më shumë se sa në rrethana normale. Madje ka pasur lëshime të gazetarëve nga puna në redaksitë e mëdha. Për fat të keq edhe unë dhe disa kolegë të tjerë e përjetuam të njëjtën në “Osllobogjenje”, megjithëse vëllimi i punës dhe stresi u rritën konsiderueshëm gjatë punës në kushte të veçanta. Pra, ta përmbyll, rrallë cili gazetarë ka fituar rritje të pagës, ndërsa shumica si “shenjë falënderimi” ngelën pa punë, derisa të tjerët vazhdonin të punojnë të frikësuar se mos do ta kenë fatin e njëjtë”, thotë Darko Omeragiq.

Si ka ndikuar Kovid-19 mbi qëndrueshmërinë e mediave dhe sigurinë e punës së gazetarëve në BeH?

Pyetja është interesante, meqë mediat gjatë koronavirusit kishin më shumë punë se kur do herë tjetër. Ishte e logjikshme me atë të kenë edhe paga të zmadhuara dhe lexueshmëri përkatësisht shikueshmëri të rritur. Mendoj që ndjekja e mediave gjatë koronavirusit ishte më e lartë se sa para pandemisë. Prandaj, nuk e di përse disa media lëshonin gazetarë nga puna, ndërsa në veçanti nuk e kam të qartë përse janë lëshuar gazetarë të mirë nga puna. Një nga shkaqet që e kam dëgjuar është të ardhura të zvogëluara nga marketing, megjithatë ky nuk duhet të jetë shkak nëse merret parasysh fakti që të gjitha mediat e shtypit një kohë të gjatë janë të pranishme edhe me platforma digjitale, të cilat u mundësojnë të ardhura nga marketingu.

Si u adaptuan gazetarët në situatën e re?

Mendoj që kolegët mirë adaptoheshin me situatën, pasi edhe më herët kemi punuar në rrethana të jashtëzakonshme. Na ka ndihmuar edhe ajo që edhe më parë ishim të mësuar të punojmë nga shtëpia, duke i përdorur veglat tona të njohura, sikur llaptopë dhe celularët. Të jemi të sinqertë, në fillim të pandemisë së koronavirusit në fokus ishte numërimi i të infektuarve dhe grumbullimi i informatave për të infektuarit e ri dhe klasterët e ri. Pas disa javëve raportim për problemet shëndetësore që i hasëm, ngadalë u adaptuam me burimet e reja të informata dhe mënyrën e re të monitorimit të problemit numër një shëndetësor në botë, i cili të gjithëve na e ndryshoi jetën. Megjithatë, mendoj që të gjithë meritojmë notë kalimtare.

Cilat vegla digjitale i kanë përdorur mediat për komunikim me burimet e veta dhe a ka kontribuar kjo për komunikim më të lehtë lidhur me periudhën para pandemisë?

Pikërisht për shkak të faktit që edhe para pandemisë i përdornim rrjetet sociale dhe të gjitha dobitë e gazetarisë digjitale, më të lehtë e kishim të dërgojmë edhe informata të shumta të cilat autoritetet i plasonin rreth pandemisë. Në rrethanat e reja, mendoj që gazetaria digjitale lulëzoi dhe që për punë të suksesshme mjaftonin internet lidhje, një celular dhe kompjuter.

Nga perspektiva Juaj, a kanë publikuar më shumë të dhëna onlajn institucionet dhe kompanitë në krahasim nga e kaluara dhe si është pasqyruar kjo në cilësinë e informatave të fituara?

Për t’u përgjigjur në këtë çështje do të përkujtohem në vërejtjen humoristike të një koleges e cila tha që nevojitej kjo pandemi dhe të mbyllemi në shtëpi që më në fund të funksionon е-drejtoria në Bosnje e Hercegovinë. Përnjëherë e gjitha puna duhej të përfundohet në distancë dhe onlajn. Bashkë me “nikoqirët” tanë të cilët mbanin pres konferenca të rregullta për gazetarët, mësuam që ata mund të mbahen edhe pa prani të gazetarëve. Ata “u mësuan” t’i pranojnë pyetjet me mejl dhe t’u përgjigjen atyre edhe pa qenë gazetarët të pranishëm. Kjo ishte ana e mirë e punës në distance, ndërsa ana e keqe në gjithë këtë ishte që në atë mënyrë nuk mund të parashtrojnë nën-pyetje kur nuk jemi të kënaqur me përgjigjet. Prandaj mendoj që nuk mund të jemi të kënaqur nga përgjigjet e pranuara nga shtabet tona të krizës dhe nga përfaqësuesit e tjerë të pushtetit. Megjithatë, meqë jemi kreativ dhe këmbëngulës, arritëm të zbulojmë disa afera.

A kanë fituar besim më të madh mediat tek opinion gjatë pandemisë apo jo? Cila është përshtypja juaj?

Përgjigja është: si për cilat media. Në disa media është humbur besimi, kurse disa kanë fituar publik të ri dhe i kanë mbajtur lexuesit dhe shikuesit e vjetër. Kolegët në fillim të pandemisë vetëm kanë transmetuar informata nëpërmjet onlajn konferencave për gazetarë dhe komunikatave për publik. Aty-këtu ndonjë media kërkonte informatë shtesë. Mendoj që mediat që kanë kërkuar më tepër informata, arritën ta ruajnë besimin e lexuesve të tyre.

Cilat metoda të luftës kundër dezinformatave praktikohen në mediat në BeH?

Mënyra më e mirë e luftës kundër dezinformatave për gazetarët e Bosnje–Hercegovinës është që informatat të kontrollohen nga më shumë burime. Mënyra e dytë është informata e saktë të plasohet pa komente të tepërta, që konsumatorët të mund vet të vlerësojnë nëse informata e publikuar është vërtetë e saktë. Detyra jonë është t’i afrohemi të vërtetës, ndërsa kuptohet që secili nga konsumatorët e atyre informatave, në fund do të ketë të vërtetën e vet. Sa i përket, konsumatorëve të atyre informatave, unë u rekomandoj të ndjekin më tepër media që në fund të mund vet të konstatojnë çka është e saktë nga e gjithë ajo që e kanë pare, dëgjuar dhe lexuar atë ditë. Lexuesit e vërtetë, të rregullt do t’i absorbojnë informatat prej atyre mediave dhe gazetarëve të cilët nuk i kanë zhgënjyer më parë, prandaj është shumë e rëndësishme për secilin gazetar të qëndron mbas asaj që e ka shkruar për shkak se vetëm ashtu do ta mbajë lexuesin e tij.

Cilat janë burimet kryesore të dezinformatave në BeH?

Këto janë ato të cilat ua plasojnë gazetarëve, si dhe gazetarëve të cilët i transmetojnë në mënyrë jokritike, ndonjëherë vetëdijshëm ndonjëherë edhe pa qenë të vetëdijshëm. BeH është hapësirë në të cilën ka shumë dezinformata me peshë më të vogël ose më të madhe. Zakonisht plasohen që t’i mundësojnë ndonjë partie politike të qeverisë më gjatë ose për të mbrojtur interes konkret të ndokujt. Ekzistojnë edhe informata të atilla të cilat shërbejn si klikbejt, me qëllim të rritet lexueshmëria e portalit. Kuptohet, ka pasur të tilla edhe gjatë pandemisë. Megjithatë asnjë dezinformatë e tillë nuk mund të sjell dobi afatgjatë, për shkak se e vërteta kur do qoftë do të zbulohet. Paraqitja e mediave dhe portaleve të reja në numër të madh e rriti edhe numrin e dezinformatave, mirëpo e rriti edhe mundësinë për t’u gjetur informata e saktë. Për konsumatorët është e rëndësishme të dijnë kush i gënjen, e kush e thotë të vërtetën.

A është i njëjtë intensiteti me të cilin janë plasuar dezinformatat tani sikur edhe para fillimit të epidemisë së Kovid-19 dhe çfarë dezinformatat distribuohen në këtë periudhë?

Mendoj që dezinformata janë plasuar edhe para epidemisë së koronavirusit. Ndoshta dallimi i vetëm është në atë që tani pandemia është në fokus, ashtu që ka pasur edhe më shumë dezinformata për atë temë. Ja një shembull. Në të gjitha mediat e rajonit gjatë pandemisë më pak flitej për temat ditore politike, ndërsa më shumë për tema lidhur me pandeminë. Donë të thotë, bile pak kohë ishim të çliruar nga gënjeshtrat që i dëgjonim derisa në etër nuk hyri kjo temë shëndetësore. Menjëherë pasi u dobësua interesimi për pandeminë u kthyem me të vjetrën dhe gënjeshtrat e vjetra. Dezinformatat që sundonin gjatë pandemisë kryesisht ishin në lidhje me atë nëse koronavirusi është aq i rrezikshëm, a është diçka e shpikur, e krijuar në laborator, a është transmetuar nga kafshët te njeriu apo nëse ndonjë vend e ka krijuar për ta ndryshuar rendin botëror. Përgjigjet për këto pyetje ndoshta asnjëherë nuk do t’i gjejmë, mirëpo të gjitha ato teori për dikë kanë qenë të mirëseardhura për t’i shastisur njerëzit edhe më shumë.

Sa jeni të shqetësuar për privatësinë tuaj, duke e pasur parasysh që komunikimet në pjesën më të madhe zhvillohen nëpërmjet telefonit ose onlajn?

Nuk kam çka të fsheh dhe nuk jam i shqetësuar për privatësinë time. Mendoj që kjo çështje nuk duhet të na prek vetëm neve gazetarëve, por tërë botën, e cila privatësinë pak a shumë vullnetarisht ua dorëzon korporatave, të cilat pa pengesa mund të gjejnë çdo informatë lidhur me neve. E-mail adresat tona, numrat e telefonave dhe të dhëna personale tjera para shumë kohe janë në duart e kush e di cilit dhe kush e di për çfarë përdoren. Në anën tjetër, ne këtu pothuaj asgjë nuk mund të bëjmë, për shkak se askush nuk mund të na garantojë njëqind për qind siguri. Pjesërisht edhe vet jemi fajtor, për shkak se nuk kujdesemi për të dhënat tona, ndërsa pjesërisht është e pamundur të ruhen. Atyre të cilët dëshirojnë të ruajnë paqen shpirtërore, u rekomandoj të mos bëhen të varur nga telefoni dhe nga interneti 24 orë në ditë dhe me atë do ta zvogëlojnë edhe mundësinë për keqpërdorimin e informatave të tyre.

A do të ndryshohet gazetaria pas pandemisë, a do të ketë pasoja në këtë sferë?

Ka ndryshuar jeta e të gjithë njerëzve, veçanërisht e neve gazetarëve. Pasojat u bënë të dukshme menjëherë pasi e shpërngulëm punën tonë në shtëpitë tona. Gazetarët, përndryshe nuk kanë orar pune, për shkak se storja e vërtetë nuk mund të pret. Edhe kur nuk shkruajmë, mendojmë çfarë do të kishim shkruar. Nuk mund të fikim veten pas orarit të punës. Këtë e kuptojnë kolegët gazetarë. Pasojat, edhe negative edhe pozitive, mbi gazetarinë filluan me digjitalizimin. Informatat ka kohë që nuk grumbullohen vetëm nga terreni, por edhe nga distanca. Megjithatë, zanati ka mbetur zanat dhe rregullat për shkrim të teksteve as nuk janë ndryshuar e as nuk do të ndryshohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button