Nderim Nexhipi nënshkruan me Fc Vaslui

Futbollisti shkupjan Nderim Nexhipi ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me skuadrën e Vaslui në kampionatin rumun.

Sipas mediave rumune, 28 vjeçari Nderim Nexhipi pas një qëndrimi një javor në Rumani, ka bindur drejtuesit e Vaslui për ti ofruar një kontratë mesfushorit.

Vaslui momentalisht gjendet në pozitën e tretë në tabelë dhe ka shumë mundësi që sivjet të sigurojë në vend për në garat evropiane.

Nderim Nexhipi i cili gjashtë muajt e fundit ishte lojtar i Shkëndijës së Tetovës ka pasur ofertë edhe nga hungarezët e Debrecenit megjithatë përfundimisht ai do të transferohet në kampionatin e Rumanisë ku ka një numër të konsiderueshëm të futbollistëve nga Maqedonia. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button