Osmani u takua me ambasadoren e Holandës, flasin për raportet bilaterale

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në një takim me ambasadoren holandeze Gerrie Willems, bisedoi për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Holandës.

U diskutua edhe rëndësia e ratifikimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare që ndërlidhen me rimëkëmbjen nga pandemia Covid-19 dhe të cilat ndodhen në procedurë kuvendore, njofton Klan Kosova.

“Në lidhje me aktualitetin politik dhe zhvillimet rreth dialogut me Serbinë, u vlerësua se Kosova duhet të tregoj maturi dhe pjekuri politike. Ishte vlerësim i përbashkët se roli i Kuvendit në procesin e dialogut është krucial, në raport me rritjen e transparencës dhe përmbylljes eventuale të këtij procesi”.

“U diskutua edhe perspektiva evropiane e Kosovës, për të cilën fuqizimi i sundimit të ligjit është jetik”.

“Në këtë takim, u fol edhe për rritjen e rolit të Kuvendit të Kosovës dhe trupave të tij në procesin e integrimit evropian, posaçërisht pas riorganizimit të fundit të Qeverisë me dikasteret që kanë mandat dhe përgjegjësi parësore integrimin evropian”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button