Koaliconi “Tash është koha”: Asgjë nuk bëhet me shkop magjik, por do t’a bëjmë të pamundurën

Koalicioni “Tash është koha”  në krye me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, sot vazhduan aktivitetet në kuadër të fushatës parazgjedhore, duke ju premtuar qytetarëve zgjidhje për problem me të cilat përballen çdo ditë, transmeton Portalb.mk.

Në Butel tekipin e udhëhoqi kryetari i AAA-së, Afrim Gashi dhe sekretari i ASH-së, Arben Taravari. Në Çair, ekipin e koalicionit e udhëhoqi kandidati i AAA-së, Skender Rexhepi-Zejd dhe kandidati i ASH-së, Abdulla Saliu.

“Asgjë nuk bëhet me shkop magjik, mirëpo ne do t’a bëjmë të pamundurën që t’i zgjidhim këto probleme. Komuna e Çairit ka potencial si në resurse njerëzore, intelektuale dhe morale. Ne do të angazhohemi në përmirësimin e jetës sociale, ekonomike dhe arsimore të shqiptarëve. Tash është koha për ndryshim”, ka thënë bartësi i njësisë 1 zgjedhore të koalicionit AAA – ASH, Skender Rexhepi – Zejdi.

Ata raportojnë se brenda kryesore është krijimi i kushteve për punësim dhe parandalimi i migrimit të të rinjve.

“Tetova edhe në shekullin 21 ende vazhdon të ballafaqohet me problemet serioze të saj – kanalizimi, ujësjellësi etj. Ne mendojmë që tash është koha për ndryshimin”, deklaroi Hysni Ismaili nga AAA-ja në një takim në Tetovë, ku u shoqërua nga Adnan Neziri i ASH-së,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button