LSDM: Do të kthejmë tatimin personal për të rinjtë që do të punësohen

Oliver Spasovski në takimin me të rinjtë në Gjorgje Petrov premtoi se LSDM-ja do të angazhohet për digjitalizimin e vendit, duke investuar ne IT sektorin, ashtu që sportelet të shkojnë në histori, transmeton Portalb.mk.

“Në Programin e LSDM-së, planifikojmë kthimin e tatimit personal për gjithë të sapopunësuarit deri 29 vjet në dy vitet e para. Paratë do të shkojnë direct në llogarinë e të rinjve. Ne jemi për një Maqedoni innovative”, premtoi Oliver Spasovski në Gjorgje Petrov.

Ai gjithashtu premtoi se do të realizojnë edhe qëllimin e dytë strategjik, anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Hymë në NATO. Njërin qëllim strategjik të shtetit e realizuam. Mundemi edhe në BE. Morëm vendim për fillim të negociatave me BE-në dhe ky është fillim i realizimit të qëllimit të dytë strategjik të shtetit tonë. Në 4 vitet e ardhshme, deri në vitin 2024, do të hapim 80 për qind të kapitujve për integrim në Bashkimin Evropian. Kjo do të nënkuptojë 2,5 miliardë euro nga fondet evropiane, për shtetin tone”, deklaroi Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button