Sela: ‘Zhurnal’ bën inskenime dashakeqe ndaj meje, kontrollohet nga qeveria

Pas letrës së hapur që agjensia e lajmeve Zhurnal ia drejtoi  deputetit Ziadin Sela duke e akuzuar atë për arrogancë dhe fyerje ndaj gazetarit të kësaj redaksie, përmes faqes së tij në Facebook ka reaguar deputeti dhe kandidati i PDSH-së për komunën e Striugës Ziadin Sela.

Sela ka deklaruar se ky veprim i redaksisë në fjalë është një inskenim dashakeq që tenton ta dëmtojë imazhin e tij. Në reagimin e Selës veç tjerash thuhet:

“Të nderuar miq dhe gazetar!
Beteja kundër ne të gjithëve, kundër Strugës dhe struganëve kundër progresit dhe zhvillimit, filloi! Rrugëtimi ynë deri në fitore nuk do të jetë i lehtë. Do të përballemi me shpifje e gënjeshtra me shantazhe e përbuzje. Kjo do të na bëj me vigjilent, me të vendosur më krenar për fitorën që do të korrim të gjithë ne bashkarisht.

– Gazetarit të zhurnal që më kërkoje një prononcim përmes telefonit, i kërkova 30min kohë, pasi në ato momente po jepja intervistë per gazetarin e Alsat-M (gjë për te cilën ai është dëshmitar), pasi përfundova intervistën me Alsat, kërkova gazetarin e zhurnal per tu prononcuar por nuk e hapi celularin.

– Tash në mbrëmje kuptova përmes miqsh se cka është sajuar në portalin e zhurnal (nga redaksia).

– E gjithë situata është nje inskenim dashakeq, që te dëmtoj dhe cënoj imazhin tim publikë. Nuk është hera e parë qe zhurnal inskenon të tilla situata të pa qëna kundër meje. Unë kuptoj fare mirë qëllimin e tyre, por shkelja e kodeksit gazetarek dhe kontrollimi i tyre nga Qeveria, jorastësisht rangoi Maqedonin në fund të listës për lirin e mediave, barabart me shtete Afrikane.
Andaj me mirësjellje kërkoj nga redaksia në fjal që sëpari të kërkoj falje publike, dhe përmisoj këtë lajm”. përfundon Ziadin Sela në faqen e tij zyrtare ne Facebook. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button