Armëmbajtje pa leje në shtëpinë e 38 vjeçarit në “Dizhon” të Shkupit, Prokuroria propozoi paraburgimin e tij

Prokuroria publik nga Prokuroria themelore publike-Shkup urdhëroi nisjen e hetimeve ndaj personit që dyshohet se ka kryer vepër penale në bazë të paragrafit 1, nenit 396 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Ai dyshohet për përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë pa leje apo eksplozivëve. Në shtëpinë e të dyshuarit 38 vjeçar, në lagjen “Dizhon” në Shkup, pa leje ka mbajtur armë zjarri pa numër të fabrikës dhe gjashtë plumba në të.

Prokuroria njoftoi se arma është gjetur dhe marrë sot gjatë bastisjes së shtëpisë së tij.

Prokurori publik kompetent i propozoi gjykatësit nga Gjykata themelore penale-Shkup të caktojë masën e paraburgimit për personin e dyshuarit, për shkak të rrezikut për arratisje ose përsëritje të veprës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button