Varhelyi: Do të vazhdojmë të mbështesim Ballkanin Perëndimor për Kovid-19

Oliver Varhelyi, komisari i Bashkimit Evropian për zgjerim dhe fqinjësisë raportoi se ka kontaktuar me ministrat e punëve të jashtme duke diskutuar për sfidat e vendeve në lidhje me pandeminë Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

“Shkëmbyen pikëpamjet sot me Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor për gjendjen dhe nevojat në lidhje me # COVID19”, raportoi Varhelyi.

Ai premtoi se do të vazhdojnë të mbështesin rajonin duke punuar së bashku për rimëkëmbje, duke shfrytëzuar mekanizmat.

Ndryshe, VarhejiBarometrin ballkanik 2020 theksoi se për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është e nevojshme realizimi i reformave thelbësore.

Varheji theksoi se gjatë ditëve të ardhshme, Komisioni Evropian do ta prezantojë Projekt kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë në Këshillin e BE-së, së bashku me raportin e azhurnuar për përparimin e këtyre dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button