Greqia më 1 korrik do të hap sezonin turistik, RMV një nga nëntë shtetet që do t’i ndalohet hyrja

Greqia do të çelë sezonin turistik më 1 korrik ku hyrja në pikat kufitare do të bëhet në bazën e një rregulloreje të re.

Çdo udhëtar duhet të deklarojë itinerarin e lëvizjes në pikën e hyrjes në Greqi, me si dhe kontaktet.

Një fletë me 9 këshilla-udhëzime në anglisht-gjermanisht-frëngjisht do vendoset në dispozicion të udhëtarëve në çdo pikë kufitare.

Në funksion do të vendosen 27 aeroporte dhe 7 pika kufitare tokësore.

Ndërkohë ndalimi për udhëtimet do të qëndrojë në fuqi për 9 shtete ku përfshihen Britania, Suedia, Rusi, Izrael, Katar, Emiratet Arabe, Arabia Saudite, Maqedonia e Veriut dhe ShBA, transmeton OraNews.

Gjithashtu në pikat kufitare udhëtarët do t’i nënshtrohen testeve anticovid. Në rast se rezultojnë pozitivë, ata do të karantinohen për 14 ditë.

Sezoni turistik do të jetë nën vëzhgimin e specialistëve epidemiologjikë, me ekipe speciale në ishuj, testime e kampione në rastet e duhura dhe klinika të posaçme e hotele karantinë në gatishmëri thuajse në të gjithë vendin.

Ndryshe, të enjten zyrtarët evropianë dështuan të arrijnë në një vendim mbi vendet që nuk lejohet të hyjnë edhe pasi të hapen kufijtë e jashtëm të bllokut, ku një diplomat i BE i tha Euronews se zyrtarët nuk “arritën një marrëveshje” dhe se bisedimet do të vazhdojnë të premten.

Lista e shteteve që do të lejohen të hyjnë në BE sipas draftit:

Shqipëria, Vatikani, Monako, Mali i Zi, Andorra, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Ukraina, Turqia, Kosova,  Republika Popullore Demokratike e Koresë, Turkmenistani, Vietnami, Kina, Tajlanda, Mjanmar, Mongolia,  Japonia, Koreja e Jugut, Gjeorgjia, Butani, Libani, Indonezia, Uzbekistani, India, Taxhikistani, Kazakistani, Palau, Zelanda e Re, Australia, Dominika, Bahamas, Shën Luçia, Uruguai, Kuba, Gujana, Paraguai, Venezuela, Nikaragua, Kosta Rika, Kanada, Angola, Tunizia, Namibia, Uganda, Mozambiku, Mauritius, Zambia, Etiopia, Moroku, Algjeria, Egjipti, Ruanda.

Megjithatë, RMV-ja prej sot ka hapur plotësisht të gjitha vendkalimet kufitare në shtet me çfarë shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të munden pa pengesë të lëvizin pa detyrim për test PRS dhe karantinë shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button