Deri më 15 shkurt rikonstruoet qeveria ?!

Edhe anëtarët e Qeverisë që do të garojnë në zgjedhjet lokale do të lënë postet e tyre aktuale.  Dorëheqjet zv/kryeministres Teuta Arifi dhe ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta do të konkretizohen brenda dhjetë ditësh njofton Alsat-m.

Teuta Arifi pritet të japë dorëheqjen pas takimit me Komisionerin Europian për Zgjerim Shtefan Fyle, që pritet të realizohet brenda këtyre ditëve.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta ka konfirmuar kohë më parë se do të lëshojë ministrinë, menjëherë pas zyrtarizmit të kandidaturës.

Rrjedhimisht, pritet që nga mesi i shkurtit të ketë ri-konstruim të kabinetit qeveritar. Në postin e  zv/kryeministrit për euro-integrime, sipas të gjitha gjasave do të ulet Fatmir Besimi, ministër aktual i Mbrojtjes. Për postin e Besimit përmendet emri i Ermira Mehmetit, por nuk përjashtohet mundësia që BDI-ja ta braktisë fare këtë resor. Më afër ministrisë për Vetëqeverisje Lokale është Hazbi Lika, i cili edhe pse kishte mbështetje të konsiderueshme për kandidat për kryetar në Komunën e Tetovës, mbeti jashtë kësaj gare njofton Alsat-M.

Zv/ministri i financave Nedim Ramizi do të ngjitet në kuvend, për të zëvendësuar deputetin e sapodorëhequr Arbën Llabënishta, ndërsa në vend të tij, në ministrinë e financave, vjen një kuadër nga Kërçova. Burime nga partitë në pushtet nuk përjashtojnë edhe mundësinë për lëvizje të resorëve mes tyre. Rikonstruimi i kabinetit qeveritar pritet të ndodhë në seancën e fundit të Kuvendit para zgjedhjeve lokale, më 15 shkurt të këtij viti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button