Bilt: Thaçi do të arrestohet nëse konfirmohet aktakuza

Ish-kryeministri suedez, Karl Bilt, deklaroi se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të arrestohet nëse konfirmohet aktakuza ndaj tij, njofton MIA.

Në deklaratën për “GZERO Media” ai vlerësoi se nëse ka gjykim, mbrojtja e dëshmitarëve do të jetë “problem më i madh”, transmetoi mbrëmë Kosovo onllajn.

“Nëse aktakuza, që është publikuar, konfirmohet, atëherë ai do të përballet me arrestim. Dhe ai do të duhet të niset drejt Hagës dhe të përballet me gjykim të gjatë dhe të komplikuar, ku mbrojtja e dëshmitarëve do të jetë  problem mjaft i madh. Do të kalojnë disa vite. Dhe pa dyshim, kjo do ta përkeqësojë politikën e Kosovës”, tha Bilt.

Zëdhënësi i Prokurorisë speciale publike në Hagë, Kristofer Benet, deklaroi se kjo Prokurori e Këshillave të specializuar të Kosovës u ka parashtruar në shqyrtim aktakuzë prej dhjetë pikave me të cilat e akuzon Hashim Thaçin, kryetarin e PDK-së, Kadri veseli dhe të tjerë për numër të madh të krimeve kundër njerëzimit, humanizmit dhe krimeve të luftës, përfshirë edhe zhdukjen e dhunshme të personave, ndjekjen dhe torturën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button