Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Ziberi është shkarkuar nga pozita e u.d drejtorit të Qendrës për Shëndet Publike

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se Arben Ziberi është shkarkuar nga pozita e u.d drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik, transmeton Portalb.mk.

“Ziberi është shkarkuar për shkak të deklaratave të pasakta, që kanë dëmtuar drejtpërdrejt reputacionin e anëtarëve të Komisionit për Sëmundje Infektive, kështu është vënë nën dyshim besueshmëria e institucioneve të kujdesit shëndetësor në luftën kundër virtusit korona.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se si ushtrues detyre është emëruar Dr. Aleksandar Stojanov.

Ndryshe, dje ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe paralajmëroi që Ziberi do të shkarkohet nga funksioni për shkak të deklaratës së tij në të cilën ai u lavdërua se ka ndikuar që Komisioni për sëmundje infektive të propozon hapjen e kufijve që mërgimtarët të kthehen dhe të votojnë në zgjedhje për kryeministër shqiptar.

Duke i komentuar lajmërimet për shkarkimin e tij, Ziberi në një deklaratë për “360 shkallë” e akuzoi ministrin Filipçe që e keqpërdorë foltoren qeveritare për qërim hesapesh zgjedhore dhe theksoi që si kandidat për deputet e ka të drejtën për qëndrime politike.

Ndërkaq Filipçe, iu përgjigj që, fakti se ai është në fushatë zgjedhore nuk ia jep të drejtën “të thotë të pavërteta dhe ta komprometojë punën e Komisionit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button