Listë përfundimtare për gjykatës dhe prokurorë, akademia i publikoi emrat e  60 pjesëmarrësve që do të fillojnë shkollën në shtator

Pas një procesi të gjatë, i cili ka zgjatur më tepër se një vit, i shoqëruar edhe me ankesa në Gjykatën Administrative dhe Gjykatën e Lartë Administrative, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavell Shatev” e përpiloi rang listën përfundimtare për pranim të 60 (gjashtëdhjetë) pjesëmarrësve të ri në trajnim inicial si gjenerata e shtatë e Akademisë, shkruan SDK.

Nga 643 aplikues, të cilët në fillim i kanë plotësuar të gjitha kushtet, me përzgjedhje nëpërmjet provimit anonim, ku secili kandidat ka pas shifrën e vet për provim, është fituar  lista me 60 kandidatët me renditjen më të mirë, transmeton Portalb.mk.

Shpallja ishte publikuar qysh më 15.05.2019. Procesi për hyrje në Akademi fillimisht ishte me dhënie të testit për njohje aktive të njërës prej tre gjuhëve më së shpeshti të përdorura në Bashkimin Evropian (anglisht, frëngjisht ose gjermanisht), të cilin e kaluan 509 kandidatë, thotë drejtoresha e Akademisë, Natasha Gaber-Damjanovska dhe me atë e kanë fituar të drejtën për testin kualifikues. Pastaj kanë mbajtur testin kualifikues të cilin, 405 kandidatë e kanë kaluar dhe e kanë fituar të drejtën për dhënie të testit psikologjik.

Kandidatët tërë kohën e kanë shfrytëzuar të drejtën për kundërshtim, për çka edhe u zvarrit procedura, e jo vetëm që kishte të bëjë me pranim të pjesëmarrësve me numër rekord deri tani të juristëve të ri të interesuar me notë mesatare të lartë në fakultet. Në testin psikologjik kanë hyrë gjithsej 377 kandidatë, ndërsa e kanë kaluar 348, të cilët e kanë fituar të drejtën për të hyrë në testin për integritet. Këtë test e kaluan 332 kandidatë, të cilët më tutje e fituan të drejtën për të hyrë në provim – pjesa praktika dhe me gojë.

Këtë provim nuk e kaluan 15 kandidatë. Kandidatët kanë pas të drejtë ta shohin pjesën e provimit me shkrim, si dhe të drejtë për të parashtruar kundërshtim në Komisionin për provim pranues, lidhur me rezultatet nga i njëjti dhe janë parashtruar gjithsej 138 kundërshtime për notat e publikuara, ndërsa kundër vendimeve të Komisionit për provim pranues, në Këshillin drejtues të Akademisë kandidatët janë parashtruar gjithsej 89 ankesa.

Pas përfundimit të procedurës së përgjithshme, Akademia tani do ta publikojë listën e kandidatëve me totalin e pikëve të fituara në provimin pranues dhe rang-listën e pjesëmarrësve të pranuar në trajnimin inicial në Akademi, me emër dhe mbiemër të kandidatëve. 60 të parët janë pjesëmarrësve e ri të cilët fillojnë në shtator dhe për tre vite nëse mbarojnë me sukses, mund të zgjedhen në gjykata dhe prokurori, si për shembull në atë të Shkupit, që ka mungesë të madhe të kuadrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button