RMV, prej sot objektet hotelierike mund të punojnë edhe brenda, por me protokoll të veçantë

Objektet hotelierike prej sot mund të punojnë edhe në brendësi të objekteve përmes protokollit adekuat për punë,  ndërkaq lejohet edhe puna e palestrave, përderisa qendrat tregtare do të mund të punojnë edhe të dielën.

Këtë e mundëson Dekreti që e solli Qeveria në mbledhjen e saj të 72-të, të martën, në bazë të rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, transmeton MIA.

Në pajtim me protokollet për punë, të punësuarit në objektet hotelierike të cilët shërbejnë, detyrimisht duhet të mbajnë maska mbrojtëse dhe ta mbajnë higjienën e duarve shpesh. Në hapësirën për shërbim të mysafirëve, ku janë të vendosura tryezat, duhet të sigurohet  distancë mes karrigeve prej 1,5 deri dy metra me tryezat fqinje në të gjitha drejtimet. Në një tryezë me katër karrige mund të ulen dhe të shërbehen maksimum dy persona apo katër, nëse janë të një familjeje. Lejohet numër maksimal prej 12 personave në tryeza të ngjitura së bashku me distancën e detyrueshme mes secilit mysafir prej 1,5 metra. Detyrimisht duhet të vendoset mjet dezinfektues për duar në çdo tryezë. Ndalohet organizimi i festave (dasma, ditëlindje dhe të ngjashme).

Në seancën e 72-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që prej 26 qershorit restorantet dhe kafenetë të mund të  presin klient edhe në hapësirat e brendshme të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button