Moti sot në Maqedoninë e Veriut

 Moti në vend  do të jetë  me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare.  Pasdite dhe kryesisht  në pjesët perëndimore do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit  do të lëvizë prej 12 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 26 deri 34 gradë Celsius.

Indeksi UV=8.

Në Shkup paradite mot me diell, gjatë ditës më ngrohtë dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte  për shi dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 17 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë 32 gradë Celsius.

Deri të shtunën  në orët e pasdites do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm,  bubullima dhe erë  të përforcuar, ndërsa do të ketë kushte  edhe për paraqitje të izoluar  të motit jo stabil. Të dielën kushte për  jostabilitet të shkurtër do të ketë në pjesët perëndimore. Temperaturat  do të jenë në rritje të dukshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button