Qeveria përkrah hapjen e 2.000 vendeve të reja të punës

Qeveria do ta mbështesë hapjen e 2.000 vendeve të reja të punës nëpër kompani, me mbështetje financiare prej një milion eurosh, nëpërmjet një sërë programesh për trajnim të personave të papunësuar, njoftoi në konferencë e sotme për shtyp, zëdhënësi i qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

Në seancën e fundit të Qeverisë janë aprovuar pesë masa me të cilat do të stimulohet punësimi, me programe konkrete që përfshijnë:  trajnim te ndonjë punëdhënës i njohur, trajnim te ndonjë punëdhënës i njohur me subvencionim, trajnime për profesione që janë deficitare, si dhe programe për përkrahjen e punës praktike, si përvojë e parë e punës deri në punësim, si dhe trajnim për shkathtlsi të avancuara nga sfera e teknologjive informatike.

Shpalljet për masat e reja të Qeverisë do të publikohen të hënën në ueb faqen e Agjencisë për punësim dhe atë të Qeverisë, në mënyrë që personat e papunë të mund të aplikojnë për to.

Sipas Gjorgjievit, të gjitha masat e reja janë dorëzuar për shqyrtim në Komisionin për antikorruptim që të vlerësohet respektimi i Ligjit dhe prej tij është marrë përgjigje pozitive. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button