Në vitin 2023 pritet që turistët e parë të shkojnë në Stacionin ndërkombëtar hapësinor

Dy turistë në hapësirë do të shkojnë në Stacionin ndërkombëtar hapësinor në vitin 2023, pasi është nënshkruar marrëveshje mes RSC Energia (Rusi) dhe Space Adventures Inc. (SHBA), bëhet e ditur në kumtesën e kompanisë ruse.

“RSC Energia и Space Adventures Inc. kanë nënshkruar marrëveshje për realizimin e ekspeditës afatshkurte të dy pjesëmarrësve në fluturake në hapësirë në kuadër të “Aleanca MS” në vitin 2023 deri te segmenti rus i Stacionit ndërkombëtar  hapësinor, bëhet e ditur në kumtesë.

Sipas marrëveshjes, një nga turistët në hapësirë do të shkojë në Kozmos me astronaut profesional.

“Parashihet që gjatë ekspeditës, një nga pjesëmarrësit në flurimin në hapësirë, bashkë me një astronaut profesional rus, të dalë në Kozmos nga segmenti rus i Stacionit ndërkombëtar hapësinor”, shtohet në kumtesë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button