fbpx

Hoti: Liberalizimi i vizave mbetet një nga çështjet më urgjente që duhet të zgjidhim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, ka takuar kryetaren e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, me ç’rast ka theksuar përkushtimin e qeverisë për agjendën e integrimit evropian që ka Kosova, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit për media nga Zyra e Kryeministrit, çështja kryesore që ka ngritur kryeministri Hoti është ajo e liberalizimit të vizave.

“Në raport me Bashkimin Evropian (BE), liberalizimi i vizave mbetet një nga çështjet më urgjente që duhet të zgjidhim. Pa liberalizim po rrënohet kredibiliteti i të gjitha proceseve që kanë të bëjnë me BE-në. Institucionet qeveritare dhe ato të pavarura të Kosovës kanë bërë një punë të vazhdueshme dhe të shkëlqyeshme, dhe shpresojmë se edhe Bashkimi Evropian do t’i vlerësoj këto arritje”, ka thënë kryeministri Hoti.

Në takim është biseduar edhe për situatën e krijuar nga pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 dhe masat që po merr Qeveria e Kosovës në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike.

Hoti gjithashtu ka takuar edhe Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, me të cilin tha nëpërmjet rrjeteve sociale se ka biseduar për “nevojën urgjente që kosovarët të lëvizin lirshëm dhe për agjendën e re për reforma evropiane”.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, arritje të pajtimit dhe integrim të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, shkroi kryeministri Hoti.

Hoti, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel është pritur në takim gjatë ditës edhe nga presidenti i Këshillit Evropian (KE), si dhe kreu i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAlliste, me të cilët ka diskutuar “procesin e liberalizimit të vizave, menaxhimin e pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID 19), pakon e rimëkëmbjes ekonomike si dhe për përkushtimin e qeverisë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close