52-vjeçari nga Istogu, viktima e 41-të nga koronavirusi në Kosovë

Ka shkuar në 41 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë, transmeton Koha.net.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë, pasditen e së enjtes, në Qendrën e Mjekësisë Sportive në QKUK ka vdekur pacienti me inicialet Sh.Sh. (1968) nga Istogu.

Në njoftim theksohet se ai ishte pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive më 23 qershor, si transfer nga Klinika Infektive.

Deri tash në Kosovë janë regjistruar 2363 raste me COVID-19, prej të cilëve 1171 janë shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button