Zbogar i dashuri i ministres Çitaku?

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovës, slloveni Samuel Zbogar është në lidhje dashurie me ministren kosovare te Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, raporton e përditshmja serbe “Vesti” që botohet në Frankfurt.

Kjo e përditshme përmend edhe lidhje tjera të dashurisë që zyrtarët ndërkombëtarë kishin me disa prej vajzave shqiptare, siç ishte rasti i ish shefit të UNMIK-ut, Michael Stiener, i cili u martua me Bukurie Gjonbalajn.

Burime të sigurta ndërkombëtare në Prishtinë, shkruan “Vesti”, kanë thënë se Zbogar, i cili në Kosovës është tashmë një vit, “nuk i ndahet” ministres Çitaku.

“Ata të dy shpesh shihen se bashku në dreka e darka. Zbogar shpesh është parë në lagjen Ulpiana te Prishtinës atje ku jeton ministrja, ndërsa preferojnë që të ushqehen në restorantin ‘Pishat’”, raporton “Vesti”.

Ditë më parë, vet ministrja Çitaku e kishte pranua se ndjehet e dashuruar, por pa treguar se ku është personi që ia mori zemrën ministres. (ORAinfo)

Lajme të ngjashme

Back to top button